Zyrë Kontabiliteti – Pse Të Bashkëpunoni Me Një Zyrë Kontabiliteti?

zyre kontabiliteti

 Zyrë Kontabiliteti

Zyrë Kontabiliteti AMO3

Kushtojani kohën asaj çfarë ju bëni më mirë, të tjerat na i lini neve në dorë.

Mbajtja e llogarive të biznesit tuaj mund t’ju duket e thjeshtë dhe ndoshta ndonjëherë edhe e panevojshme. Nëse mbesin para në fund të muajit duhet të jemi duke vepruar mirë apo jo? Nuk është kështu, në shumë biznese të vogla, kontabiliteti merr vend menjëherë pas aktiviteteve të tjera. Mos mbajtja e llogarive mund të krijojë probleme dhe kushtojë shumë para.

Pronarët dhe menaxherët të ngarkuar nga aktivitetet e tjera e lënë menjanë kontabilitetin. Në këtë mënyrë bëjnë që biznesi i tyre të paguajë dhe më shumë para për ti ndrequr gabimet në fund. Shërbimet tona të kontabilitetit mund ti parandalojnë këto gabime dhe të ndihmojnë menaxherët dhe pronarët të kursejnë kohë. Ata mund të ndërmarrin aktivitetet e tyre të rëndësishme për zhvillimin e biznesit.

Në shumicën e rasteve, kostoja e kalimit të kontabilitetit tuaj një zyre kontabiliteti profesionale është më e ulët sesa vetë biznesi të mbajë llogaritë e saj. Ekipi ynë profesional i kontabilistëve kryen punën në mënyrë të përgjegjëshme dhe në kohë. Gjithmonë! JU NUK PAGUANI PËR GABIME POR PAGUANI PËR REZULTATE.

Pse të zgjidhni ZYRËN E KONTABILITETIT AMO3 për mbajtje e llogarive tuaja?

Ekipi ynë do të jetë gjithnjë i gatshëm për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve në lidhje me biznesin tuaj. Me mbikqyrjen e ekspertëve me një përvojë të gjatë në fushën e tatim taksave dhe kontabilitetit do ju asistojmë gjatë kohës që është më e përshtashme për ju nga e Hëna deri të Shtunë.

Zyra e Kontabilitetit AMO3 ofron shërbimet e saj të përshtatura me kërkesat e biznesit tuaj. Faturat e shitjes/blerjes, përgatitja e formularëve të pagesave të taksave dhe sigurimeve shoq.shend. deklarimi i tyre pranë qëndrave të tatim taksave, hedhja e të dhënave në programe financiare, përllogaritja e pagave, mbyllja e bilancit janë disa nga shumë gjërat që ne mund të bëjmë për ju.

 

Comments are closed

Latest Comments

No comments to show.
error: Të interesuar? Kontaktoni tani! :)